Lëngu i trashë i mollës zvogëlon rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës

Lëngu i trashë i mollës është katër herë më i shëndoshë se lëngu i kthjellët, si dhe ndihmon në parandalimin e kancerit dhe të sëmundjeve të zemrës, – kanë zbuluar hulumtuesit në Wroclaw të Polonisë.Shumë adhurues të lëngut të mollës kryesisht konsiderojnë se lëngu i kthjellët është më i pastër dhe më i shëndoshë. Porse është dëshmuar se lëngjet që përmbajnë edhe mishin e mollës, kanë më shumë përbërës që e zvogëlojnë rrezikun nga kanceri.Pema përmban polifenole e antioksidues të cilët mund të shkatërrojnë kimikatet në organizëm, që i dëmtojnë qelizat në trup.

Author: admin