Klononin karta bankare në Durrës, arrestohen 5 bullgarë

TIRANE-Policia e Shtetit bëri të ditur sot se gjatë operacionit
të koduar “Bankomati i rremë” ka bërë të munduar arrestimin e 5 shtetasve
bullgarë të cilët akuzohen për mashtrim kompjuterik me qellim përfitim të
paligjshëm parash.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e Policisë së
Shtetit, Klejda Plangarica beri te ditur emrat e te arrestuarve, te cilet jane:
Dragomir Ivanov Bonev, 35 vjeç, Ivo Dimitrov Ivanov, 37 vjec, Pavel Vladimirov
Milenov, 31 vjec, Nikolay Yordanov Tosonev, 33 vjec, dhe Aleksandar Kolev, 38
vjeç, të pestë lindur dhe banues në Sofie, Bullgarika.
Zedhenesja theksoi se
grupi kriminal me anë të paisjeve speciale kopjonte të dhënat e kartave të
kreditit dhe debitit, duke bërë të mundur më pas klonimin e kartave bankare për
të grabitur kështu para nga klientët e bankave.
Operacioni u krye nga
Sektori Kundër Krimit Kompjuterik i Drejtorisë Kundër Krimit Financiar në
bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Kundër Korrupsionit dhe Krimit
Ekonomik pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Drejtoritë e Policisë së
Qarqeve Durrës e Vlorë, Departamentin e Kufirit dhe Migracionit si dhe shërbimet
e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, qe në orët e para të ditës së
sotme finalizuan me sukses operacioni policor i koduar “Bankomati i
rremë”.
Arrestimi i tre prej tyre u bë në flagrancë në një apartament në
Durrës teksa ishin duke përgatitur pajisjet për të klonuar kartat ndërsa dy të
tjerët janë arrestuar në tentativë për tu larguar nga vendi.
Sipas
policies, ky grup kriminal ka kryer një sërë sulmesh në bankomatet e bankave të
nivelit të dytë gjatë muajit maj duke përfituar 150 mijë euro nga 100
transaksione bankare në muajt Maj-Korrik 2011.
Hetimet per zbardhjen e
krimit te 5 bullgareve kane vijuar me muaj. Policia e Shtetit theksoi se nga
hetimet rezultoi se ky grup kriminal ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe me
pajisje elektronike të prodhuara në mënyrë artizanale, të modifikuara si pjesë
të bankomatit, kanë kopjuar të dhënat e kartave të debitit dhe kreditit në disa
bankomate të qyteteve të Tiranës, Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe më pas këto të
dhëna janë përdorur për të prodhuar karta bankare të klonuara, me qellim për të
tërhequr para në mënyrë të paligjshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar
policia ka sekuestruar tre copë pajisje kompjuterike “Skimmer”, që shërbejnë për
klonimin e kartave, me logo të bankave, dy mikrokamera dixhitale per
regjistrimin e kodeve PIN, dy kamera dixhitale per fotografimin e bankomateve,
dhjetëra karta plastike me shirit magnetik me te dhëna të kartave bankare të
vjedhura, tre kompjuter “Laptop” që kanë shërbyer për programimin e këtyre të
dhënave, dy makina, pesë celularë si dhe një shumë prej 1000 eurosh.

Author: admin