Nuk ka pasoja për fëmijët që flasin më vonë

Një studim australian ka treguar se të folurit e vonshëm nuk ka kurrfarë ndikimi në shëndetin mendor të fëmijëve.Shkencëtarët pranë Universitetit “Western Australia” kanë përcjellë zhvillimin e fëmijëve të cilët flasin më vonë dhe kanë zbuluar se ata nuk janë më të turpshëm, depresivë ose më agresivë sesa moshatarët e tyre që kanë folur më herët.Në studim janë përcjellë 1.400 fëmijë, ndërsa konkludimi i shkencëtarëve është se aftësia e vonshme e të folurit nuk është faktor rreziku për çrregullimet e mëvonshme emocionale apo në sjellje.

Author: admin