Arta Bajrami – një këngë për vajzën e saj

Arta Bajrami rikthehet në skenën e muzikës me albumin e saj më të ri, i cili do të përshijë edhe një këngë kushtuar vajzës së saj, Viktoria.Albumi i ri i Artës titullohet “Exotic” dhe përmban 11 këngë të reja dhe njëra prej tyre, ajo e dedikuar për më të dashurën e saj, titullohet “Për ty Viktoria”.

“Kënga titullohet ‘Për ty Viktoria’. Mund të them sinqerisht se kjo është kënga më e mirë që e kam pasur deri më tani në karrierën time dhe kjo gjë më bën të ndjehem e lumtur”, është shprehur Arta.

Albumi i saj do të ketë këngë të zhanreve folk, moderne, balada, R’N’B, dance e elektro. Përveç albumit, ajo së shpejti pritet të vijë edhe me dy klipe të reja.

“Klipin e parë do ta xhiroj tani dhe do të jetë i një kënge ritmike. Ndërsa klipi i dytë do të lansohet pak më vonë dhe do të jetë një këngë baladë. Por e veçanta e këtij albumi është prezantimi im, veçanërisht pamja e jashtme, pasi jam munduar të dukem sa më bukur. Të veçantë këtë album e bëjnë edhe këngët, ku jemi përpjekur të punojmë mjaft shumë në to”, ka thënë Arta.

Author: admin