Xhesika Berberi, shqiptarja ne “Miss Universe”

Bukuroshja Xhesika Berberi do të udhëtojë drejt Brazilit për të konkuruar në “Miss Univers”organizuar nga Donald Trump. Gjatë fundjavës së shkuar Xhesika rrëmbeu kurorën e “Miss Univers Albania 2011”. Xhesika është e njohur në qarkun e modës dhe bukurisë në Shqipëri, sepse ka vite që merr pjesë në aktivitete të ndryshme. Fillimisht ajo ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e parë të konkursit “Supermodel of Albania”, ku nuk ka fituar për shkak të moshës së vogël. Megjithatë ajo arriti të tërheqë vëmendjen e jurisë profesioniste dhe të fotografit të famshëm Fadil Berisha, i cili e ka aktivizuar në sesione të ndryshme fotografike. Ajo peshon 55 kg dhe është e gjatë 178cm. Në spektaklin “Miss Universe”që do të mbahet në Brazil dhe përveç Xhesikës, këngëtarja bukuroshe Afërdita Dreshaj do të jetë gjithashtu pjesëmarrëse për të përfaqësuar Kosovën

Author: admin