Peshku zvogelon rrezikun per semundjet e zemres

Femrat në postmenopauzë, të cilat rregullisht konsumojnë mish të zier ose të pjekur të peshkut, kanë për 30 për qind rrezik më të vogël për pamjaftueshmëri të zemrës, në raport me femrat të cilat e konsumojnë shumë më rrallë peshkun e përgatitur në këtë mënyrë. 

Sipas revistës “Circulation – Heart Failure”, i njëjti studim pohon se peshku i fërguar shton rrezikun për sëmundjet e zemrës.

Në studim janë përfshirë 84.493 femra në postmenopauzë, ndërsa ato të cilat kishin konsumuar sasi më të madhe të peshkut të zier apo të pjekur (grupi i parë) kishin qenë më të shëndosha në raport me ato që kishin konsumuar peshk të fërguar (grupi i dytë).

Po ashtu, femrat në grupin e parë ishin fizikisht më të përgatitura, ushtronin më shumë, kishin nivel më të lartë të edukimit, konsumonin më pak duhan, dhe po ashtu ishin më të kursyera nga sëmundjet, si hipertensioni, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Për më shumë, femrat nga ky grup konsumonin më shumë pemë dhe perime dhe më pak yndyra të ngopura dhe trans-yndyra.

Nga ana tjetër, femrat nga grupi i dytë (që konsumonin peshk të fërguar) ishin shumë më të rrezikuara nga pamjaftueshmëria e zemrës, ndërsa autorët e studimit thonë se kjo ndodh për shkak të sasisë më të madhe të acideve trans-yndyrore që janë të lidhur me zhvillimin e sëmundjeve të zemrës

Author: admin