Me fat Muaji i Bekuar i Ramazanit!

Sonte eshte Nata e Madhe e Muajit te Madherishem te Ramazanit, ndersa qe neser fillojme Agjerimin nje mujor te ketij muaji te Bekuar per ne muslimanet. Eshte ky muaj i sakrifices, devotshmerise,bamerise dhe muaji i Ibadetit, ne e muajin Ramazanit te gjithe duhet te jemi te bashkuar dhe qe te gjithe ti leme ndasite ndermjet vete dhe pikerisht eshte ky muaji ku gjithe se cili nga ne mund te ia shtrin doren e pajtimit njeri tjetrit, eshte ky muaj kur qe te gjithe ne mund te ju ndihmojme skamnoreve dhe jetimeve .Po ashtu ky muaj na sjelle begati dhe gezime ne sofrat tona uroj qe ky muaj te na pastroj nga mekatet tona dhe te shperbleje per agjerimin dhe ibadetin qe bejme pikerisht ne kete muaj dhe muajt te tjere.
Vellezer e Motra Shqiptare te Besimit Islam ,ua uroj nga zemrat gjithe juve Muajin e Madherishem te Ramazanit duke ju uruar agjerim te lehte juve dhe familjeve tuaja, uroj te mbreteroj paqja dhe harmonia midis nesh .
Lus Allahun xh.sh te na shperbleje per kete muaj dhe muaj te tjere me vepra te mira dhe ne xhenet ne boten tjeter, uroj qe shume familjeve shqiptare qe ju mungojne te afermit te tyre kete muaj te gjejne forcen dhe sabrin qe sa me mire te kalojne kete muaj.

Pra, Me fat ju qofte Muaji i Madherishem i Ramazanit!

Author: admin