Legjislativi i ri ka miratuar vetëm një ligj

Me gjithë boshllëqet në fushën e rregullimit me ligj të punës e të veprimit të pushteteve në Kosovë, opozita vëren një pasivitet me pasoja në fushën e miratimit të ligjeve.

Ligji për buxhet për vitin 2011 është i vetmi i miratuar në Kuvend dhe asnjë tjetër që kur është konstituuar legjislativi i ri, rikujton ajo. Opozita akuzon qeverinë për këtë dhe e quan absurde vonesën e saj në deponimin e projektligjeve në Kuvend.

Deputetët e partive të pushtetit, rikujton KTV, kanë zgjedhur heshtjen për këtë punë, sikurse edhe zyrtarët e ekzekutivit.

Author: admin