UNIONI KOMBETAR SHQIPTAR

KESHILLI KOMBETAR BORDI I DREJTIMIT
DEKLARATE
Opinioni shqiptar, anetaret dhe simpatizantet e Unionit Kombetar Shqiptar, kudo ne trojet etnike dhe ne Diaspore, presin te shqetesuar mbylljen e procesit zgjedhor ne Republiken e Shqiperise. Eshte ne nderin e institucioneve demokratike te shtetit shqiptar, qe t’i japin fund nje procesi te stergjatur e me pasoja, duke respektuar vullnetin e zgjedhesve shqiptar. larg gjykimit dhe vendimeve te njeaneshme me ngjyrime partiake e politike.
Bordi i Drejtimit te Unionit Kombetar Shqiptar me qender ne Tirane, duke shprehur vullnetin dhe qendrimin e institucioneve drejtuese te UNIKOMB, i drejtohet Kryetarit te Shtetit Shqiptar, zotit Bamir Topi, per ushtrimin e kompetencave Kushtetuese, duke e kthyer detyren e tij kushtetuese ne faktor stabiliteti ne jeten e brendeshme te shtetit, pasi do te ishte e patolerueshme, biles e denueshme, nje pershkallezim i acarimit te situates social politike, nga e cila vetem shqiptaret dhe Shqiperia nuk perfitojne.
Ne pershendesin ngrohtesisht elektoratin shqiptar per shkallen e larte te emancipimit dhe te nivelit te demokracise se ushtruar, te cilen e shfaqi me dinjitet diten e zgjedhjeve te 8 majit, duke sjelle njeherazi ne vemendje se, eshte e nevojeshme ne kufijte e domosdoshmerise, nga anetare dhe simpatizante te partive politike, te ruajne gjakftohtesine dhe maturine qytetare e politike, te distancohen dhe te qendrojne larg cdo perpjekje per t’u bere pjese e mundesive dhe reagimeve ne destabilizim te situates se brendeshme ne Republiken e Shqiperise.
Koha kerkon maturi e qetesi, vizion, per te pare perpara me besim drejt betejave qe kemi ne procesin e mbrojtjes se interesave tona kombetare. Te mesojme nga kemengulja, qetesia, vendosmeria dhe largpamesia e te rinjve tane Kuq e Zi, te cilet po deshmojne se jane te afte dhe te gateshem te kontribuojne maksimalisht ne proceset e ndryshimit qe po kerkohen ne zhvillimin tone Kombetar.
Kemi bindjen e plote se, perfaqesuesit me ne ze te institucioneve shqiptare, perfaqesues te trupit diplomatik ne Republiken e Shqiperise, do te dijne te ruajne drejtpeshimin dhe te mbajne nen kontroll situaten social politike ne shtetin shqiptar, per t’i sherbyer forcimit te institucioneve te demokracise ne vend.
Zedhenesi i UNIKOMB
Gani Abazi
Tirane, 18 maj 2011.