Facebook së shpejti bën 700 milionë “banorë”

Facebook është shndërruar në një gjigant. Ky rrjet social është bërë vendi ku janë informacionet e fundit për miqtë, familjen, rrethin e botën, madje i njëjti është bërë edhe vendi ku presidenti amerikan Obama e ka filluar fushatën e tij presidenciale.Butoni “Like” i këtij rrjeti social sot është në më shumë se 2.5 milionë uebfaqe, ndërsa kjo është arritur për më pak se një vit.Tani, Facebook po i ofrohet shifrës marramendëse prej 700 milionë anëtarësh, thotë InsideFacebook.

Për momentin, rrjeti më i madh social ka 661.5 milionë anëtarë, mirëpo në çdo muaj Facebook po regjistron nga 21.5 milionë anëtarë të rinj.

Të paktën këto shifra janë marrë nga muaji mars, dhe një shifër e tillë është shumë e freskët.

Kjo shifër do të thotë se për më pak se dy muaj, Facebook do të arrijë në 700 milionë anëtarë, dhe kjo do të thotë se rrjeti social do të bëhet “shteti” i tretë më i madh në botë, pas Kinës dhe Indisë.

Author: admin