Busta Rhymes sonte në Prishtinë

Reperi me famë botërore, Busta Rhymes, sonte do të performojë në një koncert në Prishtinë që do të zhvillohet në sallën “1 Tetori”Me gjithë dyshimet për mbajtjen e koncertit, reperi amerikan do të arrijë sot në kryeqytetin e Kosovës dhe pritet ta ndezë atmosferën për adhuruesit e muzikës hip-hop.Përveç Basta Rhymes, i cili do të jetë në qendër të vëmendjes, në koncert do të këndojnë edhe këngëtarë kosovarë si Mc Kresha, Lyrical Son, Kaos, Tuna, Dafina Zeqiri, Bim Bimma, Ergener dhe Dust, Tds, Big Busta, Samanta, Nogabeatbox, Big D, Dj Blunt dhe Real 1.

Busta Rhymes njihet me super hitet e tij si: “Break Ya Neck”, “Touch it”, “Gimme Some More”, “Arab Money”, “Pass The Courvoisier”, “Fire it up” e shumë të tjera. Ai gjithashtu ka realizuar edhe dy hite të reja, atë me Tiesto, “C`mon” si dhe “Look at me now” me Lil Wayne dhe Chris Brown.

Ishte thënë në fillim se Basta Rhymes do të mbajë koncert në Prishtinë më datë 29 prill. Më pas ai kishte anuluar të gjitha koncertet që kishte paraparë t’i mbajë në Evropë, e edhe atë në Prishtinë, por vetëm disa ditë më pas konfirmoi se do të vijë në Kosovë edhe atë më 25 prill, disa ditë më herët datës së paraparë.
Koncerti do të fillojë në ora 21:00.

 

Author: admin