Universum ofron studime me iPad dhe rrjete sociale

Kolegji Universitar Universum nga Shtatori 2011 do të fillojë projektin e ri të mësimdhënies përmes mediave dhe rrjeteve sociale si Facebook, GoogleDocs, Slideshare, YouTube, Blogger, WordPress etjStudentëve të lëndës Menaxhmenti Ndërkombëtar në programin Master në Menaxhment, nuk do t’i ofrohet asnjë material i shtypur – në vend të kësaj, atyre do tu ofrohet nga një tablet iPad.Pastaj, e gjithë lënda do të zhvillohet përmes një interaktiviteti të plotë medial me studentët, duke përdorur vetëm rrjetet sociale siç është Facebook, LinkedIn, Blogs, YouTube apo GoogleDocs.

Ata do të shikojnë video ligjëratat në kanalin e posaçëm në YouTube, do të debatojnë në Facebook dhe LinkedIn, do t’i marrin materialet për mësim dhe dorëzojnë punimet e tyre në GoogleDocs, do të shkruajnë esetë dhe mendimet e tyre në Blogs dhe në fund, do të bëjnë vlerësimin e lëndës në SurveyMonkey.

“Në kohën e globalizimit jeta është dinamizuar aq shumë, sa ne nuk mund të presim më nga studentët tanë të ndjekin format tradicionale të mësimit. Nësë ata shumicën e kohës e kalojnë në Facebook apo YouTube, ne duhet të ndjekim interesimin e tyre, ndërsa rrjetet sociale do t’i përdorim  për ta ngritur produktivitetin gjatë studimit. Tableti iPad të cilin studentët tanë do ta marrin falas, do të jetë simboli i qasjes sonë bashkëkohore për studime të avancuara”, ka thënë Alejtin Berisha, Drejtor Ekzekutiv në Kolegjin Universitar Universum.

Ky projekt, i pari i këtij lloji në Kosovë, besohet se do të hap një debat të ri të ofrimit të edukimit cilësor në Kosovë, duke qenë në hap me trendet më moderne në botë dhe frymëzohet nga praktikat më të mira të shkollave të njohura të biznesit siç është London Business School apo Wharton School në Pensilvani.

Author: admin