Elvana Gjata me provokuese se kurre

Kështu fitohet leku mesa duket! Me siguri kështu do të komentoni, pasi të keni parë fotot e njërit prej koncerteve të fundit që Elvana Gjata ka realizuar në Zvicër, në diskotekën “Insomnia”. Nga ajo që shihet, përveç publikut në numër të madh që kishin ardhur të ndjekin këngëtaren seksi, Elvana Gjata, ajo e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë rozë, më shumë zbulonte se sa mbulonte këmbët e saj perfekte, që gjithmonë i ka pasur pikën e saj të fortë për të tërhequr botën mashkullore. Përveç fustanit provokativ, Elvana ka pasur dhe një krehje të lehtë të flokëve dhe është paraqitur si një vajzë e thjeshtë para fansave e jo me fustane elegantë, të cilët i preferonte më shumë gjatë paraqitjeve në festivale. Megjithatë, Elvanën e pëlqejnë shumë në diasporë dhe ajo ka gati çdo fundjavë koncerte atje, në diskotekat më të mëdhaja shqiptare dhe për këtë punë kujdeset një menaxher i suksesshëm i organizimeve muzikore në diasporë.

Edhe gjatë festave të marsit këngëtarja do të ketë disa aktivitete muzikore përfshirë koncerte në Gostivar të Maqedonisë, si dhe në disa vende tjera. Shfaqjet e Elvana Gjatës janë të rralla, kjo për vetë faktin se e tillë është strategjia e saj, e përzgjedhur jo vetëm për publikun, por edhe për organizatorët e spektakleve, festave dhe të aktiviteteve nga të cilët ftohet për të marrë pjesë. Kudo që është Elvana është atmosfera edhe spektakli. Kështu thonë të tjerët, kështu mendojmë edhe ne. E ndërkohë ne ju lëmë të shijoni këto imazhe të këngëtares në poza provokative dhe shumë sensuale…

Author: admin