Edhe Mc Kresha në VIP Shpija 2

Kanë filluar përgatitjet për ‘VIP Shpija2’, ndërsa organizatorët e këtij rality-shou tashmë kanë zbuluar pothuajse të gjithë konkurrentët e këtij edicioni.Ndër ta do të jenë reperi kosovar Mc Kresha dhe aktorja Elida Shasivari, ka bërë të ditur “K-Studio.Organizatorët e ‘VIP Shpija 2’ kësaj radhe kanë vendosur që konkurrentet të fitojnë bukën vetë.Ata brenda katër ditëve në javë janë të obliguar të punojnë, ndërsa me ato para do të furnizohen me ushqim. Por se çfarë do të punojnë ata, organizatorët dëshirojnë ta lënë befasi për publikun.

 

Author: admin