Aurela lanson klipin e këngës “Feel The Passion”

Këngëtarja nga Shqipëria, Aurela Gaçe, ka lansuar videoklipin e këngës “Feel The Passion”, me të cilën do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Videoklipi është xhiruar në Dhërmi, në Gjirokastër, në Ksamil dhe në Shkodër, ku përmes këtij klipi këngëtarja ka dashur t’i tregojë bukuritë e vendit ku ajo është rritur.Unë jam shqiptare dhe vij nga një vend që është Shqipëria dhe jam munduar që përveç audios, që e kryem në Los Angeles, jemi munduar së bashku me kompaninë ‘Ministria e Komunikimit’ dhe regjisorin Albert Malltezi, të nxjerrim bukuritë natyrore të Shqipërisë. Unë jam kjo që jam dhe kam këtë pasion për muzikën dhe këtë vend, sepse jam rritur në këtë vend, jam e rrethuar nga këto bukuri”, ka thënë Aurela në një intervistë për mediat shqiptare .

“Paraqitja është dinjitoze, është menduar që të paraqitemi me të gjitha kriteret, siç paraqitet çdo qytet evropian. Ndoshta ne nuk kemi shumë para si Rusia, etj., por dua të theksoj se paraqitja po bëhet shumë serioze. Ndërkohë, TVSH po mundohet që unë të shkoj ta promovoj këngën në Holandë, Azerbajxhan, ndoshta në Rusi, Turqi, po i bën të gjitha përpjekjet që unë të shkoj të promovoj këngën në vendet ku jemi në grupin e përbashkët”, ka përfunduar Aurela.

Author: admin