Kërkesat në Aeroplan:Ju lutem hapeni dritaren!

Stjuardesat e kompanisë ajrore “Virgin Atlantic” morën pjesë në hulumtimin e sjelljeve të udhëtarëve dhe zbuluan për kërkesat e pazakonta me të cilat ballafaqohen në punën e tyre të përditshme.Tre mijë stjuardesa krijuan listën e përvojave dhe pyetjeve nga më të pazakontat, ndërsa disa thonë se edhe pse gjithmonë përpiqen të sillen në mënyrë profesionale, nganjëherë nuk e kanë lehtë me kërkesat e çuditshme.

Ndër pyetjet më bizare që qëndrojnë lartë në listë janë edhe: “Ju lutem a mund ta hapni dritaren” dhe “ju lutem luteni pilotin ta ndalë turbulencën” ose “a mund tua ndalni zhurmën motorëve se nuk po mund të fle”.

Një stjuardesë mbeti e stepur kur një udhëtare i kërkoi një lugë çaji dhe masazh për kukullën e saj Barbie, ndërsa një udhëtar tjetër e luti stjuardesën që t’i ndihmojë ta gjejë syrin e qelqtë që i kishte rënë në ulësen e aeroplanit.

Se disa udhëtarë janë vërtet të mërzitshëm, dëshmojnë edhe kërkesat e tyre si: “Merrni fëmijët e mi dhe dërgoni në këndin e lojërave” ose “Ju lutem tregoni ku është kabina e dushit”.

Njëri nga udhëtarët bile pyeti stjuardesat se ku gjendet McDonaldsi në aeroplan.

Author: admin