Edita këndon krah Ricy Martinit

Shqiptarja Edita Abdieski e cila triumfoi në shoun gjerman “X Factor” tashmë ka bërë një duet me këngëtarin Ricky Martin.Kënga e re e Ricky Martin “The best thing about me is you” tashmë mund të dëgjohet në të gjitha radiostacionet botërore, por në Gjermani ky duet i realizuar me Joss Stone, është publikuar dhe në një version tjetër ku Ricky Martin këndon befasisht me shqiptaren Edita Abdieski.Kënga gjendet për shitje online në Amazon.de, ndërkohë që ka dhe një version në spanjisht në duet me Natalia Jimenez.

Author: admin