Çiljeta duet me 2Po2

Bashkëpunimet muzikore Kosovë-Shqipëri nuk kanë të ndalur. Kësaj radhe bëhet fjalë për një bashkëpunim në mes të reperit nga Kosova, “2po2”, dhe këngëtares nga Shqipëria, Çiljeta Xhilaga.Dyshja si duket pritet së shpejti të ketë një bashkëpunim të nxehtë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi, Besnik Canolli (“2po2”).

Do të ketë shumë bashkëpunime e njëri prej tyre do të jetë edhe me Çiljetën”, ka pohuar Besniku.

Kënga e tyre do të realizohet në studion e Flori Mumajesit, kurse për klipin pritet të bashkëpunojnë me produksionin “Entemedia”.

Canolli po ashtu ka treguar se këtë verë do të nxjerr albumin e tij të ri solo, të titulluar “Authentic”.

“Këtë verë do ta publikoj albumin solo ‘Authentic’ ku do të ketë më shumë se 15 këngë”, ka treguar ai.

2po2 së fundmi ka bashkëpunuar me këngëtaret Dafina Zeqiri dhe Altuna Sejdiu-Tuna, dhe kënga e tyre “Vibe” ishte një hit i madh vitin e kaluar.

Author: admin