Televizori tredimensional mund t’ju sëmurë

Shkencëtarët deklarojnë se televizorët tredimensionalë mund të trullosin trurin dhe t’i hapin rrugë dhimbjeve të kokës, përzierjeve dhe problemeve të syrit.Sipas New Scientist, televizorët tredimensionalë shkaktojnë probleme fizike te 20 për qind e shikuesve.Në një eksperiment të zhvilluar nga studiues të Universitetit Eindhoven të Holandës, nga 39 pjesëmarrësit është kërkuar të lexojnë disa shkrime në televizorin tredimensional në një largësi prej 3m. Në 7 persona të grupit u shfaqën përzierje të stomakut, shikim i turbullt dhe probleme të tjera me sytë.Përfaqësues të The Royal College of Opthalmologists bënë të ditur se kërkohen më shumë studime rreth pasojave afatgjata të televizorëve tredimensional.

Author: admin