Sadulla Zendeli Daja – Biografi e shkurtër

Sadulla Zendeli Daja u lind në Sërmnovë të Gostivarit. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje. Shkollën tetëvjeçare e kreu në Vrapçisht  të Gostivarit gjimnazin   dega e ekonomisë e filloi në Gostivar dhe e vazhdoi në Strumicë- shkollë profesionale për drejtor kooperative. Pas kryerjes së shkollës u punësuar drejtor i kooperativës ”Bukovik” me qendër në fshatin Sërmnovë. Pas 6 viteve  u punësua në Sipërmarrjen e Hekurudhës Shkup – Dega në Gostivar  llogaritar  financiar, dha provimin shtetëror sipas rregullores së sipërmarrjes. Sipërmarrja e dërgoi në shkolën politike  njëvjeçare në Shkup, dhe vazhdoi punën si llogaritar financiar deri më 26 nëntor 1966.

Si njeri intelektual me ide përparimtare Daja që heret nisi aktivitetin e tij atdhetar duke iu kundërvënë në mënyra të ndryshme pushtetit të atëhershëm i cili me çdo kusht donte t´i çbënte shqiptarët. Pikërisht aktiviteti i tij prej atdhetari u bë halë në sytë e regjimit të atëherëshëm, siç na është e njohur ishte ajo periudha  famkeqe rankoviçjane, e cila nisi ta ndjek këtë atdhatr. Mu për këtë Daja u shtërngua të lë vendlindjen dhe të kërkoi  strehim në Suedi.

Mërgoi më 28 nëtor të vitit 1966 në qytetin universitar të Suedisë- në Upsala.

Fillimisht kreu kursin e paraprak të gjuhës suedeze, pastaj diplomoi për shkencat filozofike në Universitetin e Upsalës, studioi dy vjet gjuhën shqipe në Universitetin e Sofjes – Dega e Albanologjisë (shef për degën e Albanologjisë profesor Thoma Kacorri. Dhe më vonë kreu shkollën e lartë Bibliotekare – drejtimi universitar dhe i sipërmarrjeve në Borås.  Një kohë punoi si shef i biblotekave të shkollave në Nybro.

Aty pa se gjëja më e shtrenjtë për fëmijët është ruatja dhe kultivimi i gjuhës dhe traditave kombëtare. Mu për këtë u angazhua që të  hap shkollën shqipe për fëmijët e  mërgimtarëve shqiptar. Kësaj ia arriti me  sukses dhe kështu hapi shkollën e parë në Nybro, pra, që nga 5 mars i vitit 1975 nisi të punoi si arsimtar i gjuhës shqipe në Nybro me 12 nxënës më vonë hapi shkollën e parë shqipe në Emmabo me 5 nxënës dhe në Kalmar 10 nxënës, punë kjo të cilën vazhdoi ta kryej me entuziazëm dhe knaqësi. Përveç punës së palodhshme si arsimtar i gjuhës shqipe, Daja është autor i një varg shkrimesh publicistike dhe botime të fjalorëve dhe librave për fëmijë.

Në vitin 2001 shkoi në pension duke u lënë arsimtarive Raif Mehmetit 65 nxënës në Nybro dhe arsimtarëve Hasan Sula dhe Milaim Lekaj rreth 70 nxënës  të gjeneratës së dytë. Për këtë konribut 27 vjet si arsimtar i gjuhës shqipe në Nybro, Emmaboda dhe Kalmar dhe puna e palodhur për çështjen kombëtare  Sadulla Zendeli Daja shprehet.

”Unë jam njëri ndër mërgimtarët tanë në Suedi, i dëbuar me dhunë para 45 vitesh. Rrethanat e jetës në mërgim, siç mund ta dini, janë mjaftë të ndërlikuara e të vështira. Duke qenë larg atdheut, mërgimtarët tanë i pret pashmangshëm asimilimi i pjesshëm ose ai i plotë. Ajo që brengos çdo njeri në rrethanat e jetës jashtë atdheut është ruajtja e gjuhës shqipe”.

Sadulla Zendeli Daja ka qenë dhe është shumë i afër me bashkatdhetarët tanë në Suedi, të cilët kishin marrë rrugën e mërgimit ugurzi nga dhuna që bëhej në trojet e tyre shekullore. Këtë Daja mirë e dinte dhe e kish përjetuar në kurrizin e vet, gjatë veprimtarisë së tij në vendlindje.

Arsimtari Daja në komunën Nybro përveç shkollës shqipe, bashkarisht me bashkatdhetarët e tij hapën shoqatën  e parë shqiptare  me emrin ”Ilirida”. Për herë të parë u ndanë shqiptarët nga shoqata ”Vuk Karadjic”, e cila bënte presione për ndarjen e shkollës shqipe nga ajo serbe. Me këtë ndarje të nxënësve shqiptar, hapjen e shoqatës shqiptare, hapja e shkollave shqipe, hapja e një Restorani me emrin Shqiponja që e kishin si halë në sy, aty valonte  flamuri shqiptar dhe simbolet  kombëtare. Daja  nja ndër aktivistët  për çështjen kombëtare, duke marr pjesë në demonstartat e shqiptarëve në perëndim, mu për këta veprime të ashtuquajtur nga regjimi  i athershëm propagandë anti jugosllave Dajës ju ndaluar hyrja në vendlindje për 20 vjet. Daja ishte dhe është krenar për këtë aktivitet demokratik për nbrojtjen e shqiptarëve në trojet e tyre të okupuara. Ai thot: ”Të këqijat ua lërë  atyre që sot dihen si gjeneratë e okupimit, diskriminimit, shfrytëzimit, korrupcionit, tradhëtisë dhe tradhëtarëve dhe gjenocidit  shqiptar dhe atij boshnjak”.

PËR KULTURËN SHQIPTARE NË SUEDI

Daja ndihmoi pokështu me hapjen e shoqatës kulturore shqiptare ”Kosova” në Kalmar, një ndihmë e veçantë erdhi nga të rinjtë shqiptar nga ky qyteti  ku Daja u ndihmote dhe organizonte funkcionimin e shoqatës si zëdhënës, pokështu orgnizimin dhe afrimin e bashkatdhetarëve, grave, fëmijëve dhe të rinjëve në shoqatë.

Ka prezentuar librin shqip në Panairin e Librit në Geteborg të Suedisë, duke u lidhur ngusht me Shtëpin Botuese Toena Tiranë dhe Shtëpi Botuese të tjera përnmes firmës Bokimport Export Daja që tu ofroj bashkatdehtarëve dhe shkollave shqipe librin shqip nga Shqipëria, Kosova dhe trojet tona. Në stendën e librit shqip në Göteborg valonte flamuri shqiptar dhe takimi me shqiptarët në diaspor Suedi- Skandinavi dhe më gjërë.

SHKRIME PUBLICISTIKE TË BOTUARA

1 Katalogu i librave në gjuhën shqipe dhe gjuhëve  tjera ballkanike në bibliotekat  suedeze nga viti 1948 deri më 1973, publikim intern Nr. 142 (Shkolla e Lartë Bibliotekare në Borås).

2 Punimi me titull Historia e shqiptarëve, nga viti 600 p.e. deri më 1973, (publikim intern në bibliotekën e shkollës Åkrahäll Nybro 1975)

a) Vjeshta e përgjakur

b) Gurra e shën Milit

c) Drejt Gostivarit

ç) Tmerri i Vardarit

d) Ditë feste për maqedontë – ditë mortore  për shqiptarët, etj. Shumica prej të cilave janë botuar edhe në revistën”Besa”, ku Daja ishte njëri prej redaktorëve të saj.

FJALOR DHE LIBRA PËR FËMIJË TË BOTUARA

1 Fjalorin e parë në suedisht- shqip me 17.000 fjalë të përdorimit të zakon.

të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 23.000 fjalësh, më 1994.

2 Fjalori i dytë suedisht – shqip  me 28.500 fjalë të përdorimit të zakonshëm të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 54000 fjalësh dhe 33 faqe me fotografi tematike me ngjyra, fjalori përdoret edhe si mjet pedagogjik – mësimor  në shkollat shqipe në Suedi dhe në internet. Në këtë fjalor   Daja haptas demaskon dhunën 100 vjeçare kundër gjuhës dhe kulturës shqiptare, diskriminimin dhe keqtrajtimin për përdorimin dhe zhvillimin e gjuhës shqipe  Ka përpiluar një Gramatikë për klasën e parë deri në klasën e nëntë.

3 Një fletore pune Gjuha jonë që nga parashkollorja deri në klasën e tretë.

4 Ka përkthyer librin për fëmijë të autorit Fatmir Toçi Skënderbeu në suedisht

PLANET E DAJËS PËR VITIN 2011

> Këtë vit Daja vjen me fjalorin shqip- suedisht rreth 30.000 fjalë. Së shpejti në do të hyj në botim.

> Një fletore pune Gjuha jonë nr. 2 për klasën e parë – klasën e gjashtë e përfunduar.

> Një fjalor për fëmijë me titull Fjalori im i parë me ilustrimet e këndshme dhe me ngjyra rreth 1000 ilustrime në botim

> Një libër me emrin Bota në pëllëmbë të dorës shqip-suedisht, në formë të një atlasi gjeografik presentohen 194 shtete në botë plus Kosova 195, me harta fakte, flamuj dhe ngjyra të këndshme, libri së shpejti është gati për botim.

> Një libër me 50 poezi (Nga Ditari i Dajës Poezi)  në botim.