Rovena Stefes i vjedhin shtepine

Pak kohë që Rovena Stefa së bashku me të motrën Elisa, kanë blerë edhe një apartament në Prishtinë, ku kanë shtrirë dhe aktivitetin muzikor i cili duket se po u shkon shumë mirë. Por ja që këto ditë humori u është prishur sapo kanë mësuar se shtëpia e tyre ka rënë pre e hajdutëve, pra është vjedhur. Madje, sipas Rovenës, ata kishin qenë “hajdutë me shije në gardërobë”, pasi u kishin marrë shumë bizhu dhe rroba origjinale. Por, me gjithë keqardhjen për këtë ngjarje kur e kujtojnë, vajzave u vjen shumë keq për një disk, ku kanë pasur të gjitha materialet e rëndësishme të karrierës muzikore të Rovenës.

Author: admin