Ndaloni lodhjen e syve

Shumë nga ne pjesën më të madhe të kohës e kalojmë para kompjuterit dhe televizionit, shfrytëzojmë telefona mobil me shkronja dhe numra të madhësisë së vogël. Këto aktivitete gradualisht mund të dëmtojnë të pamurit.Disa këshilla për të pushuar sytë.

* Për t’iu shmangur “lodhjes së të pamurit” është e nevojshme që të bëni korrigjimin e të pamurit, mbajtja me rregull e syzave, lentave ose t’i nënshtroheni kirurgjisë refraktive për largimin e dioptrisë.
* Të merren disa masa për përmirësimin e vendit të punës: t’i ikim shkëlqimit të ekranit (nëse nuk kemi mundësi ta bëjmë këtë, atëherë mund të vendosen filtrat për reflektim ose të ndërrojmë këndin e ekranit).
* Të bëni pushime të shkurtra dhe të ndërroni pozitën. Duhet që në çdo 45 minuta të punës, të keni një pushim prej 5 minuta ose në çdo dy orë pune, të keni pushim prej 15 minutave. Shfrytëzoni këtë pushim që të lëvizeni ose të shikoni nga dritarja ose thjesht pushoni.

Author: admin