Facebook mbyllet me 15 mars 2011?

Mark Zuckerberg ka thënë se Facebook do të mbyllet gjatë muajit mars të këtij viti. Sipas tij, menaxhimi i faqes është bërë shumë stresues.“Facebook ka dal jashtë kontrollit” mësohet të ketë thënë Zuckerberg në një konferencë për media, jashtë zyrës së tij në Palo Alto. Për më tepër, Zuckerberg citohet të ketë thënë se “stresi nga menaxhimi i rrjetit social më ka shkatërruar jetën. Duhet t’i jap fund kësaj”. Sipas faqes Weekly World Review thuhet se vetë Mark Zuckerberg e ka pranuar se që nga 15 marsi i këtij viti, përdoruesit nuk do të kenë më qasje në llogaritë e tyre në Facebook. “Pas 15 marsit, tërë faqja do të mbyllet” ka thënë Avrat Humarthi, zëvendës drejtor i teknologjisë në Facebook. “Kështu që nëse dëshironi t’i ruani fotografitë tuaja, atëherë hiqni ato nga interneti. Ju nuk do të mund t’i ktheni ato, pasi që të mbyllet Facebook”. Ndërsa ky lajm është paraqitur në internet, Telegrafi.com ka konsideruar se duhet të ju njoftojë për këtë gjë, mirëpo ende është pikëpyetje nëse kjo informatë është zyrtare, dhe nëse me të vërtetë do të ndodhë kështu.Të paktën, këtë nuk e ka thënë vetë themeluesi i këtij rrjeti social në ndonjë konferencë për media, në të cilën mund të shihet dhe të besohet.

Author: admin