Facebook kthen Like-at në reklama

Me rastin e regjistrimit në rrjetin më të popullarizuar për shoqërim online na pret porosia se Facebook është pa pagesë dhe se do të jetë pa pagesë edhe më tutje. Në anën tjetër, ai është përplot reklama, e siç qëndrojnë gjërat, do të bëhen edhe më shumë.Ekipi nga Facebook të martën ka paraqitur format e reja të marketingut në shërbimin e vet. Tregimet e sponsorizuara tani e tutje do t’u paraqitet përdoruesve të caktuar varësisht nga aktivitetet e tyre.Zakonisht, përdoruesve në anën e djathtë të paraqitjes bazike të përmbajtjes së shërbimit u janë paraqitur reklamat që lidhen me interesat e tyre, e Facebook tani plotëson promovimin reklamues të përmbajtjeve të sponsorizuara që lidhen me aktivitetet e tyre.

Author: admin