Ermali së shpejti duet me Nora Istrefin

Ermal Fejzullahu ka bërë të ditur të dielën në emisionin “Relax” të RTV 21 se ai do të realizojë një duet se bashku me Nora Istrefin.“Do të kem një duet me Nora Istrefin, kënga do të jetë e zhanrit R&B. Shpresojmë se do të del deri në fund të qershorit. Gjithashtu do ta lansoj edhe albumin tim të gjashtë”, ka thënë këngëtari, pa dashur të shpalosë detaje të tjera.

Ermali ka treguar se për momentin është i përqendruar vetëm në muzikë dhe studimet i ka lënë anash, por beson se nga shtatori i këtij vitit do t’u rikthehet atyre përsëri.

Author: admin