Përdoruesit e Internet Explorer të rrezikuar

Kompania Microsoft ka publikuar vërejtjen se përdoruesit e të gjitha versioneve të shfletuesit Internet Explorer të rrezikuar për shkak të mundësisë që hakerët të shfrytëzojnë dobësinë e këtij programi për të marrë përsipër kontrollin mbi kompjuterët e pambrojtur.Gjiganti softuerik amerikan ka njoftuar se deri më tani nuk ka dëshmi se kriminelët shfrytëzojnë këtë dobësi të këtij programi për shfletimin e internetit.

Microsoft ka bërë një mbrojtje të përkohshme për këtë problem, e ekspertët e saj janë duke punuar në zgjidhjen e përhershme.

Përdoruesve u është rekomanduar që nga faqja zyrtare e Microsoftit të shkarkojnë një vegël e cila përkohësisht do të mbrojë kompjuterët e tyre derisa të bëhet zgjidhja e përhershme.

Author: admin