Pas gjysmë viti martese kupton se burri i saj është grua

Pas gjysmë viti martesë indiania Minati Khatu zbuloi se bashkëshorti i saj në të vërtetë është grua, shkruajnë agjencitë e huaja të lajmeve.Khatu nga Rourkeli i Indisë u martua para gjashtë muajve me partnerin, ndërsa më vonë zbuloi se ai është partnerja, Sitakanta Routray.

Routray gjatë kohës kur u njohën kishte mahnitur familjen e 26 vjeçares Khatue dhe martesën e saj nuk e kundërshtoi askush. “Familja ime mbeti e impresionuar dhe të gjithë dhanë pëlqimin për këtë martesë”, tha Khatua.

Ashtu si e kërkon tradita, Sitakanta mori prej familjes së nuses si pajë bizhuteri të shtrenjta, 400 euro dhe një automobil. Megjithatë, Khatu filloi të dyshojë pas martesës pasi “bashkëshorti i saj” refuzonte çfarëdo kontakti fizik, duke thënë se nuk ia lejon feja e tij.

“Fillova të dyshoj se është femër dhe u përpoqa ta zbuloj, por nuk ia arrita. Por një ditë arrita të futem në banjo derisa po bënte dush dhe ankthi im u bë realitet. Bashkëshorti im në të vërtetë ishte femër”, rrëfeu indiania e shokuar.

Policia është duke hetuar rastin.

Author: admin