Çka ndodhi në Twitter këtë vit?

Është e pabesueshme për të gjithë të mendohet se gjatë vitit 2010 në Twitter janë postuar më shumë se 25 miliardë porosi.Kjo shifër nënkupton se në faqen më të famshme në botë për mikro-blogje, janë vendosur më shumë se 68 milionë cicërima në ditë, 2.8 milionë për një orë të vetme, ose 47 mijë “tweets” për çdo minutë.

Mirëpo, për çka flitej gjatë gjithë kësaj kohe, dhe në të gjitha këto postime që ndodhën brenda një viti, në këtë faqe.

Disa prej temave më të nxehta në këtë faqe gjatë vitit që tashmë po e kalojmë, ishin: rrjedhja e naftës në gjirin e Meksikës, kampionati botëror i futbollit, filmi “Inception” etj.

Ndërsa, përveç këtyre trendeve, në Twitter gjithashtu është folur shumë edhe për tërmetin në Haiti, vuvuzelat e mërzitshme si dhe platformat e kompanive Apple dhe Google, përkatësisht sistemet dhe produktet e tyre që bazohen në iOS dhe Android.

Author: admin