KSLK: Shtrenjëtimi i bukës po ua vështirëson jetën qytetarëve

Konfederata e Sindikatave të Lira të Kosovës (KSLK) ka reaguar kundër shtrenjtimit të bukës që është bërë së fundmi nga furrtarët me arsyetimin se mielli është shtrenjtuar në tregjet ndërkombëtare. Sipas KSLK-së ky shtrenjtim dhe zhvillimet e tjera po ia vështirësojnë jetën qytetarëve, dhe mund të shpërthejnë pakënaqësi sociale.

KSLK në komunikatën për media thekson se një shtrenjtim i tillë po e thellon krizen dhe mundësin për shpërthime sociale.

Sipas tyre nëse nuk ndërmerret urgjentisht diqka, KSLK do të reagoj ën mënyra të ndryshme.

“Ky shtrenjtim edhe njëherë apo për të satën herë demanton premtimet pompoze të pushtetarëve, gjëja për një jetë më të mirë të qytetarëve të Kosovës. Premtimeve të tilla do t’ u besojnë vetëm një shtresë e hollë me ‘me xhepa të thellë’ të cilët i kanë mbush në forma të ndryshme”, thuhet në reagimin e kësaj sindikate.

Author: admin