Google kundër kufizimeve të internetit

Google u bën thirrje shteteve perëndimore që të ndërmarrin masa që rregullimi i qasjes në internet të përfshihet në rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë – OBT.Google u ka bërë apel këtyre shteteve që të kundërshtojnë listën e kufizimeve që kanë të bëjnë me qasjen në internet në Kinë dhe në shtetet tjera të botës.

Në Google theksojnë se mbi 40 qeveri në botë janë të përfshira në kufizimet e qasjes së internet me përmasa të mëdha, që është rritje e dhjetëfishtë krahasuar me periudhën e para dhjetë vjetësh. Po ashtu theksohet se ndalesat kufizojnë tregtinë, dhe nëse nuk ndërmerret diçka në të ardhmen sigurisht do të bëhet edhe më keq.

Natyrisht kompania Google më së shumti ankesa ka për Kinën, mirëpo pohon se edhe shtetet tjera si Vietnami, Turqia, Rusisë e Pakistanit janë ato të cilat kufizojnë qasjen në faqe të caktuara dhe informatat në internet.

Mu për këtë, Google u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe shteteve tjera që të ndërmarrin masat përkatëse në mënyrë që rregullimi i qasjes në internet të përfshihet në mesin e rregullave të OBT-së.

Author: admin