Dafina Zeqiri gati per cmedurine e radhes

Dafina Zeqiri, njëra ndër këngëtaret më të kërkuara në treg për momentin , nuk di të ndalet duke na sjellë këngë dhe videoklipe të reja. Këngëtarja së fundmi ka përfunduar xhirimet e klipit të saj “Po m’pëlqen” në bashkëpunim me reperin e grupit “Skillz” Ledri Vula. Për vijen melodike është kujdesur vetë këngëtarja, tekstin e ka shkruar Ledri kurse orkestrues është Enis Presheva. “Xhirimet kanë zgjatur shumë por megjithatë jemi munduar të japim maksimumin nga vetja, besoj se klipi do të dalë “full extra”, diçka që nuk e ka bërë askush deri më tani”, thotë Dafina. Po ashtu, ajo na zbuloi se ka ndryshuar look-un e saj dhe stilin e veshjes për këtë videoklip. Dafina, me të mbaruar punët rreth klipit, ka udhëtuar për në Suedi tek familja e saj, duke i pezulluar të gjitha angazhimet. Të paktën për disa ditë, sepse me t`u kthyer në Kosovë e presin xhirimet për programin e Vitit të Ri dhe shumë projekte të tjera, që do të jenë surprizë për adhuruesit.

Author: admin