A keni parë ndonjëherë vetëm telefon mobil?

Ky telefon mobil është prodhim i një agjencie holandeze të marketingut, ndërsa i njëjti iu dedikohet të gjithë atyre që nuk janë adhurues të teknologjisë së re, ndërsa kanë nevojë për komunikim mobil, me telefon.Siç mund ta shihni edhe vetë, ky telefon mobil ka funksionet bazë dhe nuk është aspak i komplikuar për përdorim. Për më tepër, çmimi i kësaj pajisje të lezetshme është vetëm 69 euro.

Ky model i telefoni është pa ekran dhe nuk përmban listën e kontakteve që juve edhe mund të ju nevojiten. Mirëpo, prodhuesit e këtij modeli thonë se ju mund ta mbani një shënues të vockël me vete, prej nga mund t’i thirrni të gjithë ata që ju nevojiten.

Modeli më i thjeshtë i telefonit mobil i prodhuar ndonjëherë, posedon vetëm një lloj melodie të telefonit, mirëpo për ta kompensuar këtë, telefoni mundëson “speed dial” apo thirrjen e shpejtë të një numri të caktuar.

Prodhuesit besojnë se ky telefon mobil do të bëhet i famshëm dhe shumë i përdorshëm nga të moshuarit, pasi që besohet se ata nuk kanë shumë nerva të merren me të gjitha funksionet e avancuara të një telefoni mobil modern.

Author: admin